Pak orë para protestës, Berisha u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Të bashkohemi në bulevardet dhe rrugët e Tiranës
Opozita do të rikthehet në shesh këtë të martë, në protestën e tretë kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e Belinda Ballukut përballë drejtësisë. Pak orë para protestës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Berisha: Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë tonë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe...
Burimi:
vizionplus.tv