Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar përgjigjen e sotme të kryeministrit Edi rama, lidhur me kërkesën e dy shoqatave për rritjen e rrogave të gjyqtarëve. Në një prononcim për mediat pasi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, si pjesë e masës “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”, Berisha pranoi se kryeministri Rama kishte të drejtë kur e konsideronte këtë “kompetencë” të ekzekutivit, por sipas tij gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtën e tyre. Kjo sepse sipas tij, gjyqtarët ndihen të poshtëruar kur kreu i SPAK-ut paguhet 7 mijë euro. “Ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka jashtëzakonisht të rëndësishme, por lidhur me pagat dua të them një të vërtetë, asnjë diskutim që piramida...
Burimi:
javanews.al