Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime thelbësore në skemën e pagave për personelin shqiptar që shërben në misione ndërkombëtare. Vendimi i ri fut për herë të parë në këtë strukturë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF). Hetuesit e BKH-së në Hagë dhe Bukuresht Sipas vendimit, hetuesit e BKH-së që do të shërbejnë si oficerë ndërlidhës pranë EUROPOL (Hagë) ose SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore, Bukuresht) do të përfitojnë një trajtim financiar specifik. Ata do të ruajnë pagën bruto që kishin si hetues në momentin e emërimit. Përveç pagës, qeveria u ka miratuar një shtesë mujore për koston e jetesës: 280 Euro në muaj për ata në EUROPOL dhe 180 Euro në muaj...