Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Ndërsa “Mabco” e Behgjet Pacollit dhe “2A Group” e Valon Ademit, dy ortakëve të shoqërisë VIA, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, vijojnë të jenë të mbërthyer në beteja gjyqësore për çështjen e kuotave të aksioneve, Gjykata e Apelit vendosi këtë të enjte t’i njohë të drejtën e administrimit ortakut “2A Group”, pas një procesi të nxitur nga një marrëveshje kredie 100 milion euroshe që “Mabco” kishte firmosur me një fond investimesh guackë, “Delphos”. E gjithë përplasja ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi...