Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen
E shtuna e fundit e marsit shënon edhe një prej nismave më të mëdha mjedisore në botën, të ashtuquajturën Ora e Tokës. Në këtë nismë, miliona njerëz në botë fikin dritat dhe çdo pajisje elektrike jo të domosdoshme për 60 minuta në orën 20:30, në shenjë sensibilizimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe kujdesit për mjedisin. I pari vend që po e zbaton është Australia dhe Zelanda e Re ku e shtuna erdhi më herët. Kësaj nisme, e cila e ka fillesën në vitin 2006 në Australi i është bashkuar edhe MInistria e Mjedisit. Ministri Sofjan Jaupaj ftoi sot qytetarët e Shqipërisë që të fikin dritat në mbrëmje për 60 minuta në shenjë solidariteti me planetin tokë. “Sot bashkohemi për Orën e Tokës, si pjesë e angazhimit...
Burimi:
javanews.al