Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë
Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se kreu i PD Sali Berisha nuk frymëzon më. Ai theksoi se edhe në Foltoren e mbajtur mbrëmjen e kësaj të hënë, numri i mbështetësve ishte mjaft i ulët. “Në këto 12 vite Berisha duket se nuk gjeti një zëvendësues, sipas tij. Tani Berisha nuk po arrin dot të gjejë askënd dhe mendon që partinë të hipotekojë, apo ta noterizojë, ta lërë trashëgimi të familjes së tij. Kjo është skandaloze”, tha ai. Gjithashtu gazetari Fatos Mahmutaj, u shpreh kritik ndaj opozitës duke u shprehur se ka mbërritur në fundit e saj. “Askush nuk e ndjek më Berishën…Ndërsa marshimi i PD në Surrel, është bërë meme e jashtëzakonshme me Inteligjencë Artificiale....