Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve
Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës të opozitës më datën 12 mars. Në një konferencë për media, Berisha bëri me dije se protesta do të zhvillohet përpara Parlamentit, ndërsa e konsideroi si kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur ndonjëherë vendi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë kryengritje, pavarësisht bindjeve politike, pasi sipas tij vendi ka “nevojë të shpëtohet”. “Më datë 12 mars, gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore me të fuqishme që ka njohur vendi. Zgjidhja është në dorën e qytetarëve. Shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike s’do pajtohen kurrë me këtë vendim të Edi Ramës në të cilin ai iu thotë se: vjedhja e tyre nga qeveritarët nuk mund të ndëshkohet”, tha ai.
Burimi:
javanews.al