Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë duke kapur edhe Nicolas Maduro nuk është bërë për të vendosur demokracinë në këtë vend. Sipas Zekthit, opinioni publik botëror nuk duhet të bjerë në grackën që thjesht u largua një diktator si Maduro. “Në SHBA ka një debat të jashtëzakonshëm në botën akademike për marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk ekziston një profesor i vetëm, që të thotë që ky ishte një akt i drejtë dhe i ligjshëm. Të gjithë profesorët e njohur thonë që ky ishte një akt i papranueshëm dhe shkallmon interesat ndërkombëtare. Nuk duhet të biem  në grackën e vogël dhe të ulët që ‘u largua një diktator’. Diktatori meriton të...