“‘Onkologjiku’ na uli kokat të gjithëve”/ Rama: Një negativitet të madh për shërbimin shëndetësor…

“‘Onkologjiku’ na uli kokat të gjithëve”/ Rama: Një negativitet të madh për shërbimin shëndetësor…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të enjte Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka takuar fëmijët që do të kalojnë festat e fundvitit në spital, pacientët e shërbimit të Onkologjikut, si dhe personelin mjekësor dhe ndihmës. Gjatë vizitës, Rama u ndal edhe te skandali i publikuar një vit më parë në departamentin e Onkologjikut, duke e cilësuar atë si një njollë të rëndë që, sipas tij, u pagua nga të gjithë sistemi shëndetësor dhe shoqëria. Ai theksoi se, ndonëse raste të tilla kanë ndikim të madh publik, ato nuk përfaqësojnë punën e përditshme të mijëra profesionistëve të shëndetit. Kryeministri vuri në dukje se sistemi shëndetësor realizon çdo vit rreth 95 mijë ndërhyrje në trupin e njeriut, përfshirë dhjetëra mijëra operacione dhe ndërhyrje mikrokirurgjikale të...