Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Onkologjiku na uli kokat, faktet nuk nderuan askënd”, Rama: Do mbulojmë me barna gjithë sistemin që presioni të mos jetë në Tiranë
Për shërbimin onkologjik në QSUNT është raportuar herë pas herë për probleme, si ato në lidhje me mungesën e barnave por edhe për ndërprerjen e trajtimit të pacientëve. Kryeministri Edi Rama, ka folur ditën e sotme gjatë inspektimit në QSUNT, ku është shprehur se i gjithë presioni që bie mbi Onkologjikun do të shpërndahet në rrethe, e po ashtu do të rriten edhe financimi për barnat. “Ne, përpara se të vinim këtu, vizituam onkologjikun, që siç e dimë shumë mirë, u bë shkas në një moment të caktuar për të ulur kokën të gjithë së bashku përballë faktesh që nuk nderojnë askënd, takuam disa pacientë, të cilët ishin shumë të kënaqur me shërbimin dhe që dukej që ishin tërësisht të sinqertë në fjalët e tyre...