Ofendimi nga Balla/ Vokshi: Sulm politik, po goditet opozita dhe gratë deputete, menaxhimi i situatës nga Peleshi ishte i turpshëm

Ofendimi nga Balla/ Vokshi: Sulm politik, po goditet opozita dhe gratë deputete, menaxhimi i situatës nga Peleshi ishte i turpshëm

Një përplasje e fortë verbale u regjistrua dje në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ofendoi rëndë deputeten demokrate Albana Vokshi duke iu drejtuar me shprehjen se për të kishte numrin “0900”. Deklarata e Ballës shkaktoi reagime të menjëhershme dhe indinjatë nga deputetët e opozitës. Demokratët e cilësuan gjuhën e përdorur si fyese dhe të papranueshme për një institucion si Parlamenti.  Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, deputetja Albana Vokshi reagoi për incidentin, duke theksuar se dhuna psikologjike institucionale nuk duhet të ketë vend në Parlament. Ajo shtoi se situata u menaxhua në mënyrë të turpshme, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e deputeteve socialiste për gjuhën seksiste të përdorur nga kreu i grupit parlamentar të shumicës. Sipas Vokshit,...