Nuri: Kuvendi po shkel Kushtetutën për të mbrojtur Ballukun, kërkesa e SPAK po mbahet peng nga mazhoranca

Nuri: Kuvendi po shkel Kushtetutën për të mbrojtur Ballukun, kërkesa e SPAK po mbahet peng nga mazhoranca

Partia Demokratike akuzon mazhorancën socialiste për bllokim të qëllimshëm dhe të paprecedentë të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ministres Belinda Balluku. Përfaqësuesi ligjori PD-së, Franc Nuri, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV deklaroi se mazhoranca po injoron kërkesat e opozitës për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke shkelur hapur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. Sipas Nurit, opozita ka depozituar disa herë kërkesa zyrtare për të vazhduar mbledhjen e këshillit, e cila u ndërpre në mënyrë “absurde, antikushtetuese dhe antiligjore”. Ai thekson se kryetarja e Kuvendit po injoron plotësisht këto kërkesa, ndonëse rregullorja parashikon qartë se gjysma e anëtarëve të opozitës kanë të drejtë të kërkojnë mbledhjen e komisionit. Madje, edhe mbledhja e thirrur...