“Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën, faleminderit për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik nga Irani

“Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën, faleminderit për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik nga Irani

Kryeministri Edi Rama:  Dua ta theksoj dhe një herë se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët  në miqësinë e thellë midis popujve shqiptar dhe hebre, farkëtuar përmes shekujsh historie, kur më shumë se një herë, hebrenjtë që i iknin persekutimit në perëndim erdhën e u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia unike historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, e për mua, për ne, është dëshmia e kurajës morale të gjyshërve tanë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta trashëguar brez pas brezi. Qeveria është plotësisht e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi të çmuar nga historia dhe mban një qëndrim të vendosur, të...