“Nuk ka paqe pa largimin e Ramës”, Berisha njofton përshkallëzim të protestave

“Nuk ka paqe pa largimin e Ramës”, Berisha njofton përshkallëzim të protestave

Një ditë pas protestës së opozitës Sali Berisha deklaroi se beteja politike do të vazhdojë edhe më e fuqishme deri në largimin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu kreu demokrat theksoi se situata aktuale në vend është pasojë e farsës elektorale dhe mungesës së shtetit ligjor. “Ne vazhdojmë rrugën tonë gjer në largimin e kësaj organizate kriminale nga pushteti, e cila ka zero legjitimitet. Ka dalë nga farsa elektorale e certifikuar. Ka vjedhur miliarda e miliarda euro dhe tani së fundmi bllokoi drejtësinë. Beteja vazhdon edhe më e fuqishme, do të përhapet, do të njohë nivele të reja. Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët, për narkozyrtarët shqiptarë gjer me rikthimin e votës së lirë, shtetit ligjor”, u shpreh Berisha....