“Nuk duhet të ndalemi”/ Operacioni i SHBA, Balliu: Përballje me Narkoshtetin

“Nuk duhet të ndalemi”/ Operacioni i SHBA, Balliu: Përballje me Narkoshtetin

Deputeti i PD-së Klevis Balliu në një reagim në rrjetet sociale e cilëson operacionin e SHBA-së kundër regjimit të Nicolás Maduro si një dëshmi se edhe diktaturat më të forta nuk janë të pathyeshme. Duke e lidhur këtë zhvillim me realitetin shqiptar, sipas tij, demokracia dhe sundimi i ligjit janë vënë në rrezik nga një model qeverisjeje i kapur nga interesat kriminale. Ai thekson se ndërhyrja e mbështetur nga administrata e Presidentit Trump shërben si frymëzim për të gjithë ata që besojnë se përballja me autokracinë dhe narkoshtetin është e domosdoshme dhe e mundshme. Reagim i deputetit të PD, Klevis Balliu: Operacioni i suksesshëm i Shteteve te Bashkuara të Amerikës kundër regjimit kriminal të Nicolás Maduro përbën një sinjal të qartë shprese për të gjithë...