‘Nuk do të ndalojmë’, Salianji takim me demokratët në Shkodër: PD duhet të sjellë rrotacionin politik
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD duhet të sjellë rotacionin politik në Shqipëri, por për të arritur këtë, duhet që të kryejë një proces transformimi dhe reformimi për t’u hapur. “Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji. Postimi i plotë:Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në ShkodërPartia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!Një Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për...
Burimi:
sot.com.al