‘Nuk do të ndalemi’/ Përfundon protesta e studentëve shqiptarë, paralajmërohet vazhdimësi e tubimeve

‘Nuk do të ndalemi’/ Përfundon protesta e studentëve shqiptarë, paralajmërohet vazhdimësi e tubimeve

Protesta e studentëve shqiptarë është mbyllur pas rreth dy orësh tubimi paqësor, ku pjesëmarrësit u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe kërkesat për të drejtat e studentëve. Gjatë protestës u dëgjuan këngë patriotike dhe thirrje për barazi akademike, ndërsa morën pjesë studentë si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova. Raportohet se tre studentë janë shoqëruar nga policia gjatë tubimit, por ende nuk janë dhënë sqarime zyrtare për arsyet. Organizatori Mevlan Ademi tha se kërkesa kryesore mbetet njohja e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, duke theksuar se studentët do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut institucional.