Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate të forta mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido. Gjatë fjalës së tij, Noka akuzoi mazhorancën se ka degraduar funksionimin e Parlamentit. Duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, ai tha se ata e kanë “zegjinizuar” Parlamentin dhe se sjellja në sallë i turpëron qytetarët. “Ky Parlament është për turp e faqe të zezë. Qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. E keni zegjinizuar këtë Parlament. Çfarë i keni bërë këtij institucioni! Kur dëgjon parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë. Ai vjen herë me ilaçe të pira, herë me ilaçe të papira. Kur ishim në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizin si çam, herë ma sillte Vangjel...