Noka: Drejtor Tigri, patronazhisti i ‘Shokut Bido Miza’ nuk merr asnjë masë ndaj nxënësit që plagosi me thikë nxënësin tjetër
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Delvinë ky një nxënës është plagosur me thikë nga një tjetër nxënës. Me një reagim në rrjetet sociale, Noka shkruan se drejtori i gjimnazit, Tigri Berberi është një patronazhist i deputetit Ardit Bido ose ‘Shoku Bido Miza’ siç e thërrasin banorët e Delvinës dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj nxënësit që ka qëlluar me thikë nxënësin tjetër. Reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka: Degradimi i shtetit fillon nga degradimi i shkollës Shikoni ç'personazhe! Drejtor Tigri, nxënësi me thikë, babai me lekë dhe deputeti i PS, shoku Bido Miza. Fillimisht, një BRAVO të madhe nxënësve të gjimnazit ‘Sulejman Delvina’ në qytetin e...
Burimi:
syri.net