Noka denoncon dhunën policore: Regjim është tërbuar sepse po ndjen fundin e tij, të gjithë do shkojnë tek vendi
Duke folur nga ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ngritur akuza të ashpra ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke i cilësuar arrestimet e sotme si të paligjshme dhe të motivuara politikisht. Sipas tij, dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë dhe pengimi i deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe të parimeve demokratike, ndërsa situata dëshmon, sipas Nokës, panikun e një regjimi që po përballet me revoltë qytetare. Prononcimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka: Jam këtu për të denoncuar dhunën dhe terrorin e pashoq që sot është ushtruar ndaj demonstruesve të pafajshëm, të cilët kishin ardhur të demonstrojnë dhe të protestojnë në mënyrë tërësisht qytetare...
Burimi:
syri.net