“Njeriu që u ka hedhur hi syve, shqiptarëve e ka emrin Edvin Kristaq Rama”/ Avokati: Keni për t’ia parë hajrin Ballukut

“Njeriu që u ka hedhur hi syve, shqiptarëve e ka emrin Edvin Kristaq Rama”/ Avokati: Keni për t’ia parë hajrin Ballukut

Partia Socialiste u shpreh kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut në raportin e saj, të prezantuar një ditë më parë. Sipas PS, Prokuroria e Posaçme nuk provoi domosdoshmërinë e kërkesës për arrestimin e ish-zv/kryeministres. I ftuar ne nje studio televizive avokati Leonard Karaj thotë se drejtësia për të cilën aq shumë flet kryeministri, është sulmuar prej vetë atij. “Njeriu që e ka sulmuar jashtëzakonisht shumë, po shumë fare dhe u ka hedhur hi syve gjithë shqiptarëve sikur ai ishte Skënderbeu i mbrojtjes së drejtësisë e ka emrin Edvin Kristaq Rama. Nuk iki larg, në vitet 2014-2016 ku fjala burg ishte një në 5 fjalë të Edi Ramës”, tha Karaj. Avokati sqaroi se Balluku është e pandehur që do të thotë se prokuroria e...