“Njerëzit janë lodhur me këtë formë qeverisëse”/ Analisti: Ai e ka ditur çështjen Balluku, që do të vinte në këtë pikë

“Njerëzit janë lodhur me këtë formë qeverisëse”/ Analisti: Ai e ka ditur çështjen Balluku, që do të vinte në këtë pikë

Analisti dhe gazetari Ben Andoni teksa komentoi zhvillimet në vend, deklaroi se PD duhet të zbresë në terren dhe të ketë një qasje të re. I ftuar në një studio televizive, Andoni tha se nuk pret ndryshime politike, duke iu referuar disa çështjeve, si ajo Balluku. “Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ato që thotë opozita. Se ata e ‘heqin’ Ramën për dy ditë, siç pohojnë, por e kemi parë deri tani. Opozita ka mundësi që t’u tregojë shqiptarëve se është fuqi qeverisëse dhe që ta bëjë këtë punë, mund të shkojë në rrethe. Njerëzit duhet të njohin PD te kapilarët e vetë, ta njohin atë në shpirt. PD duhet të ketë riqasje krejt tjetër ndaj problemeve të sotme. Ai e ka ditur çështjen...