Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Një vit i humbur për qytetarët”/ Teliti rendit dështimet e qeverisë Rama në 2025
Dorain Teliti, ekspert ekonomie dhe nënkryetar i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nxjerr në pah 10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025. Sipas tij, vitin që lamë pas e karakterizuan varfëria në rritje, pensione të pamjaftueshme, inflacion që e goditi rëndë qytetarin e zakonshëm, emigracion ekonomik i pandalur dhe një shtet që zgjodhi propagandën mbi zgjidhjet reale. Në postimin e tij të fundit në Facebook, Teliti rendit pikat më kritike të vitit 2025, duke paralajmëruar nevojën urgjente për ndryshim dhe mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve: 10 DËSHTIMET KRYESORE TË QEVERISË GJATË VITIT 2025! 1. Pa minimumin jetik, qindra mijëra familje jetuan nën kufirin e varfërisë. Pabarazi sociale dhe hendek në rritje. 2. Pensione që nuk garantuan...