Një shqiptar me njollë penale që duartroket Ramën në Knesset(!)

Një shqiptar me njollë penale që duartroket Ramën në Knesset(!)

Edhe pse është vetëpromovuar si elitar, duke pretenduar madje në krye të herës se edhe qeverisja e tij do ishte elitare, edhe pse për hir të së vërtetës mishëron një elitarizëm kulturor, Edi Rama, ndoshta prej anës së errët të karakterit të tij, është dënuar t’i rrijë si hije imazhi i një personi mplekset lehtë me krimin, edhe nëse indirekt. Pas 13 vitesh qeverisje, jo domosdoshmërisht prej akuzave deri në tepri e madje ekstrem të opozitës, në perceptimin e përgjithshëm, pos superkorruptimit të qeverisjes së tij, mban dhe vulën e kriminalizimit po ashtu të segmenteve të saj. Së fundi, edhe gjatë vizitës në Izrael, e pati në shpurën e tij një njeri me njollë penale. Quhet Indrid Aliu(Kolleshi). Ndodhet në të djathtë të kryerabinit të...