Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste

Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në orën 10:00 një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS-së. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku pati disa ndryshime në drejtim. Në mbledhjen e asamblesë kryeministri Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi. Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën i cili sëbashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojnë Qarkun e Tiranës. Kujtojmë që deri më sot Balla ka qenë drejtues politik për Diasporën.