Një ditë para protestës/ Berisha paralajmeron: Dyert i ka të blinduara, le të rrijë aty nëse është burrë

Një ditë para protestës/ Berisha paralajmeron: Dyert i ka të blinduara, le të rrijë aty nëse është burrë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të fortë me qeverinë në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, duke deklaruar se qytetarët do t’i japin “mësimin që meriton” mazhorancës. “Do t’ia japim mësimin që meriton qeverisë në protestën e nesërme. Qytetarët do t’i japin qeverisë një leksion të fortë. Rama të rrijë në zyrë, ta provojë. Dyert i ka të blinduara, le të rrijë aty nëse është burrë,” u shpreh Berisha. Ai theksoi se Partia Demokratike ka ndërprerë çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën, të cilën e cilësoi si “narko-mazhorancë”, ndërsa njoftoi nisjen e reformave të reja nga opozita. Sipas Berishës, opozita do të ndërmarrë reformën territoriale dhe atë zgjedhore pa përfshirjen e qeverisë, duke bashkëpunuar me forcat opozitare, median dhe aktorë...