Nisma e Gjykatës së Lartë, Kikia: Nëse i heq sanksionimin e arrestit për shpërdorim detyre, i ke dhënë mjet lehtësues korrupsionit

Nisma e Gjykatës së Lartë, Kikia: Nëse i heq sanksionimin e arrestit për shpërdorim detyre, i ke dhënë mjet lehtësues korrupsionit

Gazetari Mentor Kikia ka analizuar mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus nismën e Gjykatës së Lartë për masën “arrest me burg” për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kikia tha se nëse do t’i hiqet sanksionimi me arrest veprës së shpërdorimit të detyrës, nuk lehtësohet qytetari, por i korruptuari. Sipas tij, shpërdorimi i detyrës është paradhoma e korrupsionit. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pse reagoi në këtë moment kryetari i Gjykatës së Lartë? Kikia: Ajo që duhet të ndodhë është që për çështje kaq të rëndësishme, edhe pse vendimet gjyqësore nuk komentohen, duhet të ketë vendimmarrje më përtej, një diskutim më të gjerë. Nuk bëhet fjalë vetëm për të lehtësuar një vepër penale, siç ndodhi dikur kur mbusheshin burgjet me...