Nis seanca në ngarkim e Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Dua të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca

Nis seanca në ngarkim e Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Dua të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca

Ka nisur seanca e dytë në ngarkim të kryebashiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të 29 të bashkëpandehurve të tjerë. Edhe në këtë seancë, në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme, nuk është paraqitur fizikisht Erion Veliaj, vetëm avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku. Po ashtu janë të pranishëm dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado Në deklarimin e tij, Veliaj është shprehur: “Nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”.