Nis gjykimi për Rexhë Byberin, kryebashkiaku i Tropojës akuzohet për shpërdorim detyre
Nis gjykimi për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. I vënë nën akuzë për shpërdorim detyre së bashku me numrin dy të tij, Abedin Kërrnaja, ata kërkuan gjykim të zakonshëm nga gjykata, e cila e pranoi kërkesën e tyre. SPAK, i përfaqësuar nga prokurori, Elvin Gokaj e akuzon kryebashkiakun për shpërdorim detyre në bashkëpunim për ndërtimin e disa rrugëve në zonë. Sipas Prokurorisë së Posaçme projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak për hapjen e rrugëve, janë në shkelje të ligjit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.
Burimi:
vizionplus.tv