Ngec reforma zgjedhore, Bylykbashi: PS nuk ka vullnet politik për konsensus
Klima parlamentare nuk është e duhura për reforma, këtë deklaron Oerd Bylykbashi në një intervistë për A2CNN, ku tregon arsyet se përse opozita nuk merr më pjesë në mbledhjet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas tij mënyra e zgjedhjes së Avokatit të Popullit tregoi që mazhoranca nuk respekton asnjë kërkesë të opozitës. “Nuk mund të jenë ishuj normaliteti këto dy reforma. Këto dy reforma kanë si parakusht vullnetin e mirë politik, për t’i bërë gjërat mirë dhe jo për t’ia hedhur njëra tjetrës. Janë gjëra që lënë gjurmë në një kohë të gjatë dhe lenë ose për mirë ose për keq”, tha Oerd Bylykbashi, nënkryetar i Partisë Demokratike. Pavarësisht largimit nga tryeza, demokratët i kanë gati kërkesat e tyre nëse klima politike ndryshon...
Burimi:
javanews.al