“Nga rilindje, në ripërtëritje” Salianji takim me demokratët: Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha i opozitës

“Nga rilindje, në ripërtëritje” Salianji takim me demokratët: Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha i opozitës

Ervin Salianji sfidoi një ditë më parë Sali Berishën me një takim me demokratët në sheshin pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Teksa e cilësoi autokrat që po mban peng Partinë, Salianji ju bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me lëvizjen e tij kundër kreut të Partisë Demokratike. “Ne s’kemi patur qëllim të ndajmë, por të hapim një debat, të sjellim një vlerë të shtuar në Partinë Demokratike, një tjetër qasje, një tjetër mendim. Ne pa krijuar epërsi morale nuk mund t’i bindim dot qytetarët shqiptarë. Nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në Partinë Demokratike të grabiten zgjedhjet, të vidhen zgjedhjet, të mos bëhen zgjedhje. Nëse Edi Rama para 12-13 vitesh tha rilindje, ne nuk mund të pranojmë sot që...