NGA LUÇIANO BOÇI – Dështim me variante i reformës territoriale…

NGA LUÇIANO BOÇI – Dështim me variante i reformës territoriale…

Partia Socialiste pa nisur ende qoftë një dëgjesë, ka nxjerrë nga sirtari reformën e saj territoriale. Aspak me një projekt të qartë, apo me një bilanc zyrtar të asaj që bëri vetë në 2014, por me katër “variante” që ndërfuten tek njëri tjetri. Këto variante përfshijnë konsolidim funksional, konsolidim me decentralizim, forcim qarku dhe rajone strategjike. Pra, kemi shumë skica, por ende asnjë përgjigje serioze.Megjithëse në pamje të parë këto versione duken të ndryshme, në thelb ato janë variacione të së njëjtës logjikë, e cila kërkon të ruajë e status quo-në politike të votave të vitit 2015, me disa korrigjime kozmetike. Por realiteti i sotëm është krejt tjetër nga ai i një dekade më parë.Shqipëria është tkurrur demografikisht, boshatisur në zonat rurale, dhe polarizuar ekonomikisht....