Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë sot (27 janar) në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë vizitës së tij në Izrael, një ditë më parë, Rama u prit nga homologu i tij Benjamin Netanyahu me të cilin zhvilloi dhe një takim “kokë më kokë”. Diskutimi mes tyre u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, bashkëpunimin politik dhe institucional, si dhe çështje të interesit të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Më pas, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryetari i parlamentit të Izraelit, Amir Ohana, ndërsa kryen nderime edhe para 2 monumente përballë Knessetit, për të...