Nga Franca në Gjermani, mediat: Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë

Nga Franca në Gjermani, mediat: Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë

Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në Shqipëri. Edhe pse mediat në Shqipëri po e censurojnë këtë lëvizje, mediat evropiane vazhdojnë ta kenë argument kryesor. Radio France raporton se ‘revolta e rinisë shqiptare është një zgjim i ndërgjegjes evropiane’. Sipas radios franceze, protestat nisën fillimisht kundër një projekti ndërtimor në Zvërnec, por u kthyen në lëvizje antiqeveritare. “Që prej fillimit të qershorit, kundërshtimi ndaj këtij projekti është bërë pikënisja e protestave të mëdha, për të cilat po rikthehemi përmes një analize të shkruar nga një burim shqiptar që dëshiron të mbetet anonim. Këto protesta mbledhin kryesisht të rinj shqiptarë, të mobilizuar për të mbrojtur këtë park natyror, i konsideruar si një thesar kombëtar, si dhe për...