Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua për herë të parë puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Prezantimi u bë nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku. Tv Klan mëson më shumë mbi këtë prezantim, i cili është bazuar në tetë kapituj të sfidave, që përbëjnë bazën analitike të gjithë procesit. Kapitulli i parë trajtoi dinamikat demografike dhe territoriale, faktin që popullsia lëviz, përqendrohet në qendrat urbane, ndërsa zonat periferike po humbasin forcën punëtore. Formulat e financimit nuk e pasqyrojnë këtë realitet të ri dhe bashkitë bregdetare përballen me presion sezonal që modeli aktual nuk e njeh. Kapitulli i dytë u fokusua te realiteti ekonomik dhe fiskal; asimetria e thellë mes...
Burimi:
javanews.al