Nga bastet online tek zonat e mbrojtura, vendimet që u morën sot nga Këshilli i Ministrave

Nga bastet online tek zonat e mbrojtura, vendimet që u morën sot nga Këshilli i Ministrave

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Ministrave miratoi një seri masash në fusha të ndryshme, ku një ndër vendimet kryesore është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për dhënien e licencës për baste sportive online. Sipas vendimit të ri, numri i licencave për organizimin e basteve sportive on-line do të jetë i kufizuar. Qeveria ka vendosur që në të gjithë vendin të jepen jo më shumë se 10 (dhjetë) licenca. Këshilli shpalli disa zona në Bashkitë Bulqizë, Pukë dhe Lezhë si “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”. U miratua Plani Kombëtar i Veprimit të Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030. Kuvendit iu dha mendimi për projektligjin joqeveritar mbi administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Po ashtu, u miratua ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Bashkitë Kolonjë dhe Devoll,...