Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta
Avokati Idajet Beqiri i është drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio një letër me prova mbi aferat korruptive për familjen e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe për atë të ish-presidentit Ilir Meta. Ai theksoi se për familjet Berisha dhe Meta ekzistojnë prova të shumta për dhjetëra afera korruptive me vlera miliardëshe. Avokati përmend këtu privatizimet e Telekom, ARMO-s, Albpetrol, Bankers Petrol, aferat për ndërtimin e Rrugës së Kombit si dhe masakrën e Gërdecit, për të cilat thotë se SPAK nuk ka ndërmarrë veprime të mirëfillta hetimore dhe se aktivitetin e ka bazuar në disa dosje periferike që nuk kanë ndonjë ndikim të rëndësishëm politik. “Kjo letër ju dërgua sot Sekretarit Amerikan të Shtetit Marko Rubio… Subjekti: Nevoja për drejtësi të vërtetë në Shqipëri. I nderuar Zoti Sekretar, Shqipëria po përballet me...