Nesho: Rama problemi kryesor i shtetit të së drejtës

Nesho: Rama problemi kryesor i shtetit të së drejtës

Diplomati Agim Nesho deklaroi se problemi kryesor i funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri është kryeministri Edi Rama. Sipas Neshos, SPAK-u, që duhet të luftojë pandëshkueshmërinë dhe të rikthejë pasuritë e vjedhura, nuk po funksionon si duhet dhe është përdorur politikisht kundër kundërshtarëve. Ai akuzoi Ramën për kapje të shtetit, korrupsion dhe humbje miliarda euro të pronës publike, duke përmendur dosjet e Durrësit, Porto Romanos dhe Llogarës. Nesho theksoi se shoqëria shqiptare duhet të rikthejë funksionimin e shtetit ligjor dhe se SPAK-u ka një rrugë të qartë: të godasë mekanizmin e një shteti “kleptokratik” dhe të degjeneruar. Nesho: Këtu kemi një problem që SPAK-u si një institucion që do t’i japë shqiptarëve, atë drejtësinë e munguar, luftën kundër pandëshkueshmërisë, rikthimin e pasurive të...