Nesër protesta kombëtare e PD, policia njofton planin e masave
Policia e Tiranës ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi, i cili do të mbahet ditën e nesërme, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë. Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”. Si pasojë e këtyre masave, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit. Konkretisht, nga ora 23:45 e ditës së sotme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail...
Burimi:
ntv.al