Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore
Policia e Tiranës ka njoftuar se në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si edhe për mbarëvajtjen e protesës së Partisë Demokratike, ka marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”. “Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: Nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”; Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme...
Burimi:
javanews.al