“Në sytë e Linda Karçanajt janë rrëmbyer njerëz”/ Denoncimi i Berishës: Rama po i bën presion Prokurorisë për AKSHI-n

“Në sytë e Linda Karçanajt janë rrëmbyer njerëz”/ Denoncimi i Berishës: Rama po i bën presion Prokurorisë për AKSHI-n

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama po i bën presion prokurorisë për dosjen e AKSHI-t. Kryedemokrati deklaroi ne konference me gazetaret, se ‘Edi Rama po bën gjithçka që baxhanaku i tij të mos shpallet person në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda’. Po ashtu Berisha u shpreh se në sytë e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj janë rrëmbyer njerëz dhe janë zhdukur miliona euro. “Po kështu Edi Rama po bën presionin më të madh ndaj prokurorisë për AKSHI-n, për Lindën e AKSHI-t, pas të cilës dihet se qëndron Linda e Surrelit. Po bën çdo lloj presioni në mënyrë që baxhanaku i tij, Armando Frangu, kunati i floririt i Lindës së Surrelit, të mos shpallet në kërkim...