Në pritje të Kushtetueses, vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës
Dekreti i presidentes Vjosa Osmani për t’i dhënë fund legjislaturës së 10-të, ka thelluar përplasjet mes pushtetit dhe opozitës, ndërkohë që pritet një vendim për masë të përkohshme ose jo nga Gjykata Kushtetuese, pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka kontestuar kushtetutshmëria e tij. Në Partinë Demokratike të Kosovës e kanë vlerësuar kushtetues dekretin e nxjerrë nga Osmani për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Ata thanë se Vetëvendosje po e keqinterpreton Kushtetutën për të prodhuar kriza institucionale. Por Lëvizja Vetëvendosje, subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Jokushtetues atë e kanë vlerësuar edhe njohës të çështjeve juridike e politike Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka theksuar se shpërndarja e Kuvendit është pasojë e drejtpërdrejtë kushtetuese kur...
Burimi:
syri.net