“Ne po sakrifikojmë për ëndrrën europiane”/ Gjekmarkaj në protestën e opozitës: Kupa është mbushur, Rama hoqi dhe maskën e fundit

“Ne po sakrifikojmë për ëndrrën europiane”/ Gjekmarkaj në protestën e opozitës: Kupa është mbushur, Rama hoqi dhe maskën e fundit

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, mori i pari fjalën në podium, duke u shprehur se sistemit të Edi Ramës po i vjen fundi dhe se populli është mbledhur për të rrëzuar qeverinë. “Sot jemi këtu sepse këtij sistemi po i afrohet fundi. Ka shkelur çdo premtim. Ka dhunuar votën e lirë. Ka mbijetuar politikisht duke shndërruar shtetin në pushtet. Njësimi i partisë me shtetin. Korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisje. Ne po sakrifikojmë për ëndrrën europiane. Një ëndërr ku kombi ka sakrifikuar për shekuj. Qytetarë të republikës, jemi në një pikë kritike, kupa është mbushur. Në pushtet, për të ruajtur veten, është gati të asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë. Ne nuk do ta lejojmë. Dje,...