“Në Parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me 0”, Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

“Në Parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me 0”, Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së partisë Demokratike, foli për punimet në Kuvend, ndërsa tha se prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore. Ai tha se në Parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me zero. “Qytetarët duhet ta dinë se ne shkojmë në një parlament të pushtuar. Unë ju them shqiptarëve se, asnjë pushtues nuk do të sillej, ose nuk do të vendoste në parlamentin e një vendi, një regjim si ky, në të cilin opozita shumëzohet me zero. në të gjitha funksionet e saj kushtetuese.Përpjekjet e jashtëzakonshme që bëjmë ne. Sot Eno Bozdo, e patë në konferencë shtypi. Me përgjegjësinë e një deputeti dhe detyrën që ka në komisionin parlamentar, institucionet qeveritare sikur të ishin shpella mafioze, nuk i japim deputetit asnjë...