“Në një nga zyrat e Kuvendit mund të kenë fshehur Agasin”/ Bardhi ngre dyshime të forta

“Në një nga zyrat e Kuvendit mund të kenë fshehur Agasin”/ Bardhi ngre dyshime të forta

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një dalje për mediat, nga Kryesia e Kuvendit, atje ku ishte njoftuar mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama. Ai tha se Kuvendi po kthehet në bunker dhe institucion që po mbron interesat e Ballukut, që sipas tij ka vjedhur 1.1 mld euro. Ai tha se Balluku mund të kalojë në shtëpi Vitin e Ri, por nuk do t’i shpëtojë burgut.   “Se pari Peleshi na thotë; Balluku na ka kërkuar 3 javë kohë. Imagjinoni në një moment një person për të cilin kërkohet arresti të thotë; bëjeni shpejt se dua të iki në burg! Çdo person kërkon të zvarrisë procesin. Në rastin kur Gjykatës Kushtetuese i është...