“Ne kemi TVSH-në, që ka qenë edhe në kohën tuaj”/ Braçe i drejtohet Berishës: Hajde e fol ti, më tregon mua që mbroj interesat e tregtarëve

“Ne kemi TVSH-në, që ka qenë edhe në kohën tuaj”/ Braçe i drejtohet Berishës: Hajde e fol ti, më tregon mua që mbroj interesat e tregtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u ndal te çmimi i naftës në vend. Gjatë fjalës së tij, ai pati edhe një përplasje me liderin e PD-së, Sali Berisha. “Ky akt normativ që kemi përpara është një mundësi e mirë për të diskutuar në lidhje me problematikat që lidhen me çmimet. Le ta themi qartë, sepse është në dritën e diellit. Çmimet e karburanteve lidhen me situatën e luftës në një rajon të caktuar të botës, që është një nga rajonet më prodhuese të hidrokarbureve në botë. Çmimet nuk erdhën për shkak të një qeverie, por për shkak të një situate në një rajon të caktuar të botës. Akti që kemi përpara, edhe pse i mirëpritur, është pa ndikim. Deri tani, nga fillimi i luftës,...