‘Në gjendje të tmerrshme’, deputetja Vata publikon video nga Tuneli i Murrizit: Rruga e florinjtë…

‘Në gjendje të tmerrshme’, deputetja Vata publikon video nga Tuneli i Murrizit: Rruga e florinjtë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka publikuar në rrjetet sociale disa video nga Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbërit, ku sipas saj, segmenti paraqitet i amortizuar dhe në gjendje të rënduar infrastrukturore. Në postimin e saj në Facebook, Vata shprehet se Rruga e Arbërit, të cilën e cilëson si “rruga e florinjtë” për shkak të kostos së lartë, u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro, ndërsa sot Tuneli i Murrizit ndodhet në një gjendje problematike. “Rruga e Arbërit, ose e ashtuquajtura ‘rruga e florinjtë’, u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro. Sot, shikoni në çfarë gjendjeje ndodhet tuneli i ‘Murrizes’”, shkruan deputetja krahas videove të publikuara.   Postimi i plotë: Rruga e Arbërit, ose e ashtuquajtura ‘rruga e florinjtë’, u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro....