Në fletë vetëm emri i tij, hedh votën Sali Berisha: Proces shembullor! Salianji? S’ka vend për ‘përfaqësues të krimit’

Në fletë vetëm emri i tij, hedh votën Sali Berisha: Proces shembullor! Salianji? S’ka vend për ‘përfaqësues të krimit’

sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike sapo ka votuar në zgjedhjet për kreun e PD, ku emri i tij është i vetmi në listë. Ai u shoqërua në qendrën e votimit në selinë blu nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha. Pas votimit, ai përshëndeti të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në proces, duke e cilësuar atë si një “proces shembullor”, ndërsa ftoi të gjithë ata që ende nuk kanë votuar.  “Përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në mbarë Shqipërinë, në një proces shembullor, në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike, referendare shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo edhe kundër tij. Ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar, të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor!”, ishte mesazhi i...