Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kreu i menaxhmit të fondeve të BE-së, Ilir Beqaj kërkon zëvendësim e masës së sigurimit, arrest me burg në Gjykatën e Posaçme. Ai akuzohet për 5 vepra penale në dosjen e SASPAC, për të cilën në seancën e djeshme kërkoi pushim të çështjes, kthim për plotësim ose nëse gjykohet, procesi të zhvillohet me procedurë të shkurtuar. Beqaj është i pandehur edhe në dosjen e sterilizimit.
Burimi:
javanews.al