“Në 12 mars, protestë kundër Ramës”, Berisha: Belinda Balluku sfidoi qytetarët shqiptarë

“Në 12 mars, protestë kundër Ramës”, Berisha: Belinda Balluku sfidoi qytetarët shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët t’i bashkohen opozitës në protestën e 12 marsit para Parlamentit. Edhe pse protesta zhvillohet në ditën që Parlamenti diskuton kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, Berisha në një bashkëbisedim në rrjetet sociale sqaroi se protesta ka si qëllim dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama çdo skenar mund të zhvillojë dhe është i aftë të marrë çdo vendim. Por qytetarët vijnë aty për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ata nuk mashtrohen me lubi Ballukun, protesta e 12 marsit është protestë për largimin e Edi Ramës nga pushteti”, tha Berisha. Berisha komentoi edhe ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Belinda Balluku. “Ju e patë sfidën që ajo u bëri qytetarëve shqiptarë,...